Connect with us

Kosovë

Gjendet trupi i të riut nga Opoja që vdiq në liqenin maqedonas

Publikuar

më

Një i ri nga Dragashi ka humbur jetën në një liqen të Maqedonisë së Veriut që gjendet në kufi të bjeshkëve të Sharrit.

Ai bashkë me dy shokë të tij dje hynë në liqe për t’u larë, por nuk kishte arritur të dilte.

Policia maqedonase e ka gjetur sot trupin e pajetë të të riut pasi ishte informuar për rastin tragjik.

Për këtë rast ka folur për klankosova.tv edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, që tha se edhe autoritet kosovare do t’i ndërmarrin veprimet që kanë kompetencë.

“Me datën 28.08.2020 rreth orës 14:20 është pranuar informacioni se disa persona kishin shkuar te liqenet për rekreacion, zonë kufitare me Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, njëri nga ta siç thuhet ishte futur në liqe për t’u freskuar dhe nuk kishte dalë më. Menjëherë është njoftuar stacioni policor në Dragash, si dhe autoritete maqedonaso-veriore, pasi që dyshohet që liqeni që potencohet ndodhet në territorin e tyre dhe me rastin të procedojnë autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Policia e Kosoves ka ndërmarrë dhe do të ndërmerr veprimet e nevojshme që bien në fushëveprimin dhe kompetencën tonë për të ofruar çdo bashkëpunim apo ndihmë që kërkohet në sqarimin e këtij rasti”.

NA NDIQ NË FACEBOOK