Connect with us

Lajme

Gjashtë të lënduar nga një aksident në Krujë

Publikuar

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në në Krujë në Derven rreth orës 00:10, transmeton Klan Kosova.

Të përfshira në aksident janë tri vetura , nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesja dhe pasagjerët në mjetin tip “Pezho” shtetaset me inciale: O.S., 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe, A.B., 21 vjeçe dhe A.V., 33 vjeçe.

Mësohet se të lënduarat pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, shkruan TCH.

NA NDIQ NË FACEBOOK