Connect with us

Sport

Gazetari i njohur zbulon klubin e ri të Messit

Publikuar

Lionel Messi ka vendosur të transferohet në Manchester City derisa ka vendosur të përfundojë aventurën e tij te Barcelona, sipas Marcelo Bechler, transmeton lajmi.net.

Bechler ishte i pari që raportoi për transferimin e Neymarit tek Barceloan dhe tani ka sugjeruar se argjentinasi ka vendosur të ndahet nga gjiganti katalan.

“Messi dëshiron të luajë për Manchester Cityn. Ai e trajton largimin nga Barcelona si diçka që i lëndon shpirtin, por ky është fundi i ciklit”, deklaroi gazetari.

Përveç klubit të Pep Guardiolës, Manchester United, Inter dhe PSG spekulohet se janë klubet e tjera të interesuara për transferimin e Messit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK