Connect with us

Sport

Gattuso flet për dëmtimin e Insigne, shpreson në rikthimin për ndeshjen ndaj Barcelonës

Publikuar

Ylli i Napoli, Lorenzo Insigne, ka pësuar mbrëmë një dëmtim që e obligoi atë të largohej nga fusha e blertë.

Lojtari doli nga fusha me dhimbje të mëdha, duke pasur edhe lot në sy.

Lidhur me situatën e italianit ka folur Gennaro Gattuso, i cili akoma shpreson në një rikuperim të Insigne.

“Insigne ka folur me mjekët e skuadrës, do ta vlerësojmë lëndimin në 48 orët e ardhshme”, ka thënë Gattuso, transmeton lajmi.net.

“Shpresojmë që të mos jetë aq serioz sa kemi menduar në fillim”, shtoi italian.

Insigne u dëmtua në minutën e 82’ të ndeshjes së mbrëmshme. Napoli dhe Barcelona takohen në më pak se një javë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK