Connect with us

Sport

Gasperini: E gjithë Italia mbështetë Atalantën

Publikuar

Gasperini po përgatitet për ndeshjen më të rëndësishme që nga momenti i marrjes së drejtimit të Atalantës, dhe mendon se skuadra e tij është e përqendruar dhe motivuar sa duhet për të përformuar kundër kampionëve të Francës.

“Tani, ne jemi këtu, ka një adrenalinë të shkëlqyeshme”, ka deklaruar Gasperini, përcjell lajmi.net.

“Ne luajmë në një stadium shumë të rëndësishëm, tempullin e Benficas, shumë keq që nuk do të ketë asnjë tifoz”.

“Ne bartim me vete shumë emocione nga muajt e fundit. Ajo që ndodh në fushë është çfarë vlen, por motivimi që sjellim mund të jetë i dobishëm”.

“Shpresoj të shkoj në pushime sa më vonë që është e mundur. Ne e dimë se gjithë Italia do të na mbështesë dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne. Ne jemi një lloj ekipi kombëtar dhe shpresojmë të bëjmë mirë”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK