Lajme
Gashi: Jam optimist se do të formohet Qeveri, pres të bëhemi pjesë e saj

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi në intrvistën dhënë Kanal5 shprehet optimist se do të formohet qeveri e re dhe para skadimit të 20-të ditëve pas ndarjes së mandatit, si dhe që koalicioni i tyre me Aleancën për Shqiptarët do të jetë pjesë e saj.
Jam optimist, citoi, se do të formohet qeveri, qeveri e mirë. Pres që edhe ne të bëhemi pjesë e asaj qeverie, nëse arrijmë përcaktimet tona programuese dhe premtimet parazgjedhore t’i vendosim, të bëhen pjesë e programit zgjedhor. Presim, që të vjen një moment shumë interesant, ku do të duhet të punojmë të gjithë së bashku dhe të tregojmë se duhet të ndalen disa praktika të urrejtjes politike dhe betejës së brendshme”- tha Gashi.
















