Sport
Fulhami rikthehet në Premierligë

Emocionet më të mëdha të kësaj finale të zhvilluar në ‘Wembley’ ishin rezervuar në vazhdimet dy herë nga 15 minuta, pasi koha e rregullt e takimit përfundoi 0-0.
Heroi i Fulham doli të jetë Joy Bryan, që shënoi të dy golat, në minutat 105’ dhe 117’.
Brentford tentoi rikthimin në fund të takimit kur shënoi për 1:2 në minutën e 120, por atëherë ishte vonë, me gjyqtarin që i dha fund kësaj finale.
Fulham, pas një viti qëndrim në Championship, rikthehet në elitën e futbollit anglez, e njohur si Premierligë./Lajmi.net/






















