Sport
Formacioni zyrtar i Gjilanit për ndeshjen ndaj Tre Pennes

Ndeshja e paraparë të zhvillohej një ditë më parë ishte shtyrë për shkak se futbollisti i Gjilanit, Shend Kelmendi rezultoi pozitiv në testet për “COVID-19”. I njejti futbollist njëherit e ka humbur edhe sfidën, ndërkohë për shkak të kontakteve me të, sfidën e ka humbur edhe mbrojtësi i krahut të majtë Jackson Ferreira.
Tashmë Gentjan Mezani e ka përgatitur 11-shen startuese për duelin ndaj Tre Pennes dhe këta futbollistë do të zbresin nga minuta e parë.
Formacioni zyrtar: Koliqi, Frashëri, Rapa, Veliu, Halili, Useini, Hila, Jonuzi, Hajdari, Progni dhe Nikaç.
Banka rezervë: Shkëlzen Ruçi, Petrit Terziu, Ylber Kastrati, Arbër Prekazi, Edison Kqiku, Edvin Kuç dhe Muhamed Dubova. /Lajmi.net/






















