Sport
Formacionet e mundshme: RB Leipzig – Atletico Madrid

Në stadiumin “Jose Alvalade”, RB Leipzig vjen pas një fushate të mirë deri më tani, u edhe këtë vit e ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Gjermanët kanë qenë shumë konsistencë në këtë garë, duke humbur vetëm një nga tetë ndeshjet e tyre të deritanishme, por kanë një mungesë të madhe pasi Timo Werner ka kaluar te Chelsea.
Atletico Madrid, në ana tjetër, ka qenë të çrregullt, pasi ishin mundur dy herë në fazën e grupeve.
Sidoqoftë, Los Rojiblancos në vitin 2020, kanë qenë shumë të mirë, duke zënë vendin e 3-të në La Liga, ndërsa kanë eliminuar Liverpoolin nga Liga e Kampionëve.
Ndeshja e së enjtes do të jetë hera e parë që RB Leipzig dhe Atletico Madrid do të përballen mes vete.
Të dy trajenrët pritet tu besojnë lojtarëve më në formë që i kanë me vete.
RB Leipzig (3-4-2-1): Gulacsi; Klostermann, Upamecano, Halstenberg; Mukiele, Laimer, Sabitzer, Angelino; Nkunku, Olmo; Schick.
Atletico Madridi (4-4-2): Oblak; Trippier, Gimenez, Felipe, Lodi; Llorente, Koke, Saul, Carrasco; Felix, Costa. /Lajmi.net/






















