Connect with us

Lajme

Florin Besimi dorëhiqet nga mandati i deputetit, kjo është arsyeja

Publikuar

Deputeti Florin Besimi, është dorëhequr nga posti i deputetit. Ai përmes një letre ka arsyetuar këtë vendim. Besimi është drejtor i Klinikës së Tetovës. Antikorrupsioni tha se Florin Besimi nuk mund të votoj për ministrin e propozuar të financave, vëllain e tij Fatmir Besimi, për shkak se hyn në konflikt interesi.

Ja letra e plotë: Të nderuar qytetarë, Të dashur bashkëpartiak, aktivist, shefa të shtabeve vendore dhe komunale,

Bashkë në këto zgjedhje bëmë kapërcimin më të madh elektoral dhe korrëm fitoren historike.

Jam i obliguar moralisht që të ju jap një sqarim miqësorë, për angazhimin, sakrificën dhe mundin që bëtë në terren për të siguruar fitoren plebeshitare të Bashkimit Demokratik për Integrim në çdo vendbanim, malësi dhe qytet.
Bashkë instaluam, organizim, frymë dhe mobilizim.

Është nderë të ju përfaqsojë juve me dinjitet në Kuvendin e Republikës, por rethanat imponojnë të mar një vendim tjetër.

Jam shumë krenar që vota juaj kontribuoi në arritjen e marrëveshjes më të mirë koalicionuese që kemi arritur ndonjëherë në të kaluarën, përfshirë edhe kryeministrin e parë shqiptar të vendit. Marrëveshje, e cila u vleresua si historike nga të gjithë figurat relevante politike shqiptare.

Duke qëndruar stoik në parimet për barazi, drejtësi, mundësi për të gjithë dhe duke respektuar në tërësi dhe pa asnjë hezitim ligjin dhe vullnetin e popullit, unë ju njoftoj se mbetem parimor dhe rrjedhimisht dorëhiqem nga mandati i deputetit të popullit për të evituar konflikt të mundshëm të interesit me votën time në kuvend.

Këtë vendim e solla në ditën e shpalljes së kandidatëve për ekzekutivin e ri të dalur nga vullneti i qytetarëve në zgjedhjet e 15 korrikut, dhe në konsultim dhe pajtueshmëri të plotë me Kryetarin Ali Ahmeti. Ky vendim, do të realizohet sipas ligjit dhe procedurave normative parlamentare.

Marrëveshjet e mëdha historike e tejkalojnë mandatin tim të deputetit.

Rikthehem në shërbim të popullit, aty ku mund të kontribuoj më së shumti, në profesionin tim dhe në qytetin tim.

Zoti ju bekoftë dhe na priftë e mbara, gjithmonë bashkë dhe përherë për të mirën e përbashkët.

Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen dhe besimin e dhënë.

Maqedoni4 minutes ago

Të gjithë nën “Furtunën” antidrogë në Kumanovë: 11 javë mjaftuan për shkrirjen e njësisë!

Shqipëri34 minutes ago

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Sport53 minutes ago

Admir Latifi, talenti nga Saraji firmos kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029

Kosovë2 hours ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë2 hours ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme2 hours ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë3 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni3 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme3 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni3 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme3 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri3 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

NA NDIQ NË FACEBOOK