Connect with us

Sport

Fiorentina pas Javi Martinez

Publikuar

Pas disa viteve të mrekullueshme me Bayern Munich, Javi Martinez mund të kalojë në kampionatin italian.

‘Sky Sport Italia’ shkruan se Javi Martinez është i gatshëm të largohet nga Gjermania pas tetë viteve, transmeton lajmi.net.

Thuhet se Fiorentina është skuadra që po kërkon shërbimet e yllit spanjoll.

Franck Ribery është ai që po tenton të bind lojtarin që t’i bashkohet skuadrës nga Firenze.

Martinez ka kontratë me Bayern deri në vitin 2021, kurse muajin e ardhshëm do t’i mbush 32 vite.

Mbetet të shihet nëse lojtari do të bindet për të kaluar në Serie A, pas aventurave në La Liga dhe Bundesliga. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK