Sport
FIBA: Astera Tuhina në mesin e super talenteve të Evropës

Ky është përshkrimi që ia ka bërë Paul Nilsen (i apasionuar pas promovimit të basketbollit të femrave) në faqen zyrtare të FIBA-s në artikullin që i dedikohet grupmoshës U16 të vajzave.
“Anulimi i FIBA Kampionateve Evropiane të të Rinjve për shkak të pandemisë Covid-19 i ka goditur të gjithë, por ka diçka veçanërisht pikëlluese për humbjen e edicionit të vitit 2020 të FIBA U16 Kampionateve Evropiane.
Si tifoz i flaktë i basketbollit të të rinjve dhe pasi kam dashur shumë të shoh yje të shumtë duke shkëlqyer në këtë garë (qoftë Divizion A apo B) unë jam i vetëdijshëm se kjo nuk do të ndodh.
Atëherë, cilat janë lojtaret që unë kam pritur me padurim ti shoh nëse Covid-19 të mos ndodhte.
Më poshtë e gjeni listën me 16 lojtaret që edhe ju mund të dëshironi ti shikoni në FIBA Kampionatet Evropiane të ardhshme, ndonëse unë kam mundur të përfshijë në listë edhe disa talente të tjera!”, ka shkruar Nilsen në artikullin e publikuar në faqen zyrtare të FIBA-s.
Në listën e Nilsen për faqen zyrtare të FIBA-s janë përfshinë lojtare nga Kroacia, Franca, Italia, Polonia, Spanja, Serbia, Lituania, Rusia, Letonia, Belgjika dhe Gjermania të gjitha këto nga Divizioni A dhe B./Lajmi.net/





















