Sport
Ferdinand: Kam dëgjuar se ky trajner kërkon transferimin e Messit

Lionel Messi ka paraqitur kërkesë për largim nga Barcelona.
Sulmuesi argjentinas ka dërguar një faks me të cilin ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të respektojnë vendimin e tij për largim nga Camp Nou si futbollist i lirë.
Në ndërkohë, kanë filluar të qarkullojnë spekulime se cili mund të jetë klubi i ardhshëm i Messit.
Rio Ferdinand ka bërë një postim duke sugjeruar se Messi mund të transferohet në Premierligë, transmeton lajmi.net.
“Kam dëgjuar se Lampard ka hyrë në garë për transferimin e Messit. Do të jetë një afat i mrekullueshëm kalimtar nëse ia del me sukses”, shkroi Ferdinand. /Lajmi.net/






















