Connect with us

Sport

FC Prishtina rikthehet në Kosovë, pret vendimin e UEFA-s për fatin e ndeshjes!

Publikuar

më

Autoritetet e Gjibraltarit nuk kanë lejuar që ndeshja të zhvillohet, pasi që tetë futbollistë të klubit kryeqytetas dolën pozitiv në testet për “COVID-19”.

Kësisoj, rasti kalon në duart e Komitetit të Etikës brenda UEFA-s dhe shumë shpejtë pritet që të vjen me një vendim final nëse ndeshja do të zhvillohet apo nuk do të zhvillohet.

Zyrtari i Prishtinës, Kushtrim Sopa, ka konfirmuar që tani skuadra do të kthehet në shtëpi.

“Shteti i Gjibraltarit nuk e ka lejuar zhvillimin e ndeshjes, ani pse ne i patëm të gatshëm lojtarët për të nisur takimin”, deklaroi Sopa për “RTK”.

“Skuadra tani do të marrë rrugën për t’u kthyer drejt Kosovës”, shtoi ai.

Prishtina mbetet në pritje të vendimit final të UEFA-s për fatin e takimit.

NA NDIQ NË FACEBOOK