Connect with us

Sport

F1, Spanish GP – Hamilton niset në ‘Pole-position’, kjo është ora e fillimit të garës

Publikuar

Formula 1 vazhdon me një garë tjetër që pritet të jetë tejet interesanet. Radha është për garën e Spanjës, shkruan lajmi.net

Sigurisht, edhe në këtë garë favorit shihet kampioni në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton me Mercedes.

Hamilton niset në ‘Pole-position’ pasi ishte më i shpejti në kualifikueset e zhvilluara dje.

Ndjekësi i parë i britanikut do të jetë Valtteri Bottas, finlandezi që po ashtu garon me Mercedes.

Kurse, holandezi Max Verstappen me Red Bull kompleton treshen e parë që starton garën.

Gara e Spanish GP do të fillojë në ora 15:10 sipas kohës sonë lokale. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK