Connect with us

Sport

F1, Perez shërohet nga COVID-19 dhe rikthehet për garën e Barcelonës

Publikuar

Perez ka munguar në garën e fundit të zhvilluar në Silverstone të Anglisë, pasi kishte dalë pozitiv në koronavirus.

Ai ishte zëvendësuar nga Nico Hulkenberg, i cili përfundoi në vendin e shtatë në Silverstone, shkruan lajmi.net.

Të enjten, Racing Point ka konfirmuar se Perez është testuar negativ, dhe do të rikthehet për Çmimin e Madh të Barcelonës, që mbahet më 16 gusht.

Deri më tani, Perez ka mbledhur 22 pikë dhe renditet në vendin e tetë./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK