Connect with us

Sport

F1 – Gara për Çmimin e Madh të Rusisë zhvillohet para 30 mijë spektatorësh

Publikuar

Të gjitha garat e Formula 1 janë zhvilluar pas dyerve të mbyllura deri më tani, me tifozët e ndaluar të jenë pjesëmarrës, e duke iu kërkuar ekipeve që të zvogëlojnë stafin, si mas për mos shpërthimin e COVID-19.

F1 është duke shikuar rreth një zgjidhje për rikthimin e një numri të kufizuar tifozësh në gara, potencialisht qysh nga Grand Prix i Toskanës në fillim të shtatorit.

Por, Grand Prix e Rusisë, është gara e parë e planifikuar ku kanë filluar të shiten në mënyrë aktive biletat, garë kjo e cila do të zhvillohet më 27 shtator.

Promovuesit në Sochi, po kërkojnë të zhvillojnë garën me tifozë, duke lejuar në tribuna deri në 30 mijë persona.

Vlen të ceket që këtë fundjavë, në orar është gara për Çmimin e Madh të Belgjikës./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK