Connect with us

Kosovë

Estonia pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Publikuar

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj, ministrin e Jashtëm të Estonisë, Urmas Reinsalu.

Haradinaj tha se gjatë kësaj bisede, ministri i Jashtëm Reinsalu premtoi që Kosova do të përkrahet edhe në vazhdimësi nga Estonia.

“Me homologun estonez theksuam nevojën për thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit ekonomik. Reinsalu më konfirmoi që Estonia si shtet anëtar i BE-së do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave dhe integrimit Euro-Atlantik të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

NA NDIQ NË FACEBOOK