Connect with us

Sport

Eros Grezda ironizon me trajnerin e Kombëtares shqiptare në rrjetet sociale

Publikuar

Raporti i sulmuesit shqiptar me Edi Rejën nuk janë të mirë, që pas atij momenti kur vendosi të largohej nga grumbullimi, duke mos treguar maturi.

Grezda kërkonte një vend fiks në formacion me pretendimin se asokohe stërvitej me Rangers, por kjo dëshirë nuk iu plotësua nga trajneri italian.

Ndërkohë ditën e djeshme, magazinieri i Kombëtares kuqezi, Fatos Kademi, ka postuar një fotografi nën shoqërinë e Edi Rejës në rrjetin e tij social.

E këtu nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen komenti i sulmuesit të Osijekut. “M’i bëj të fala“, ironizon Eros Grezda, që duket se ende ka pakënaqësi me trajnerin e kuqezinjve. /Sportekspres

NA NDIQ NË FACEBOOK