Connect with us

Uncategorized

Erdoğan: Jemi përqendruar të mbrojmë të drejtat tona në Mesdheun Lindor

Publikuar

më

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se janë përqendruar në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe mbrojtjen deri në fund të të drejtatave të vendit në Mesdheun Lindor, në Libi, në Egje, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan mbajti një fjalim në ceremoninë e inagurimeve masive të organizuar përpara ndërtesës së prefekturës në qytetin Rize. Gjatë fjalimit pasi ka rikujtuar se dje ishte 19-vjetori i themelimit të partisë së tij, AK Parti dhe se në nëntor po mbushin 18 vite në pushtet, Erdoğan ka folur për zhivllimet dhe shërbimet që qeveria e tij ka kryer gjatë kësaj periudhe.

Duke vënë theksin se nuk do të lejojnë shpërqendrimin e vëmendjes dhe ndarjen e energjisë me debate të panevojshme dhe me humbje kohe, Erdoğan deklaroi: “Aktualisht jemi përqendruar në minimizimin e efekteve negative të pandemisë. Aktualisht jemi përqendruar në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe mbrojtjen deri në fund të të drejtatave të vendit në Mesdheun Lindor, në Libi, në Egje. Jemi përqendruar në parandalimin e organizatave terroriste në Siri, Irakun Verior. Jemi përqendruar në arritjen e të drejtave dhe interesave të vendit tonë në çdo fushë në nivelin më të përparuar në të gjithë botën”.

“Këto janë problemet reale dhe agjenda e vërtetë e Turqisë. Të gjitha debatet tjera janë të gjitha kurthe ku dikush ka rënë me qëllim dhe dikush pa qëllim. Sigurisht, nëse ka ndonjë problem diku, është detyra jonë ta dëgjojmë atë dhe të kërkojmë zgjidhje, por hapa mund të ndërmerren në këtë drejtim me kusht që çdo problem të mbahet brenda këtij kanali të vet dhe brenda qëllimit ë tij. Ne nuk mund të tolerojmë ata që i nxjerrin debatet nga kanalet e tyre dhe përpiqen t’i bëjnë si një pengesë përpara vendit dhe përpara këtij marshimi të shenjtë të popullit. Ata që përpiqen që agjendat e tyre, përllogaritjet në botën e mendjes së tyre t’i rregullojnë mbi ne të mos u mbetet hatri por ne nuk do t’i lejojmë kurrë”, tha presidenti turk.

“Turqia ka zgjidhur një sërë çështjesh, ka zbatuar një sërë reformash”, tha Erdoğan duke shtuar se si një parti që ka hedhur një sërë hapash të cilësuar që nuk mund të hidhen kanë kërkuar nga populli që të ketë besim tek ajo. Më tej Erdoğan tha se edhe ata i besojnë popullit dhe se do të vazhdojnë të ecin krah për krah me njëri-tjetrin dhe se ditët e ardhme do të jenë më të mira.

Presidenti Erdoğan ka uruar që veprat e ngritura të jenë të dobishme dhe ka falënderuar ata që kanë kontribuar në ndërtimin e tyre.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe ministri i Rinisë dhe Sporteve, Mehmet Muharrem Kasapoğlu, ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu si dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu.

.

Lajme3 minutes ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni1 hour ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri2 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme3 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni4 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri5 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme6 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni7 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri7 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme8 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni9 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri9 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

NA NDIQ NË FACEBOOK