Kosovë
Era rrëzon majën e minares dhe kulme shtëpish në Reçak të Shtimes

Moti edhe sot shkaktoi dëme në disa vende të Kosovës.
Ndonëse intensiteti i shiut ishte më i paktë, era ishte ajo që rrëzoi objekte, njofton Klan Kosova.
Në Reçak të Shtimes u rrëzua maja e minares në xhaminë e fshatit. por, ky nuk ishte dëmi i vetëm. Era rrëzoi edhe kulmet e shtëpive, rrëzoi lisat derisa shiu shkaktoi vështirësi në rrugë.























