Connect with us

Lajme

Emrat e propozuar nga BDI nuk ndryshojnë, Qeveria votohet të shtunën?

Publikuar

Kryetari I Bashkimit Demokratik për Integerim, Ali Ahmeti, ka konfirmuar për Televizionin Klan Maqedoni se nuk ka ndryshime në ekipin që do ta përfaqësojë partinë e tij në ekzekutivin e ri, ndërkohë që ekipet e ekspertëve të LSDM-së dhe BDI-së këtë të hënë kanë përfunduar harmonizimin e programeve parazgjedhore të të dyja partive duke I shkrirë në një program të përbashkët të qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev e cila pritet të votëbesohet ditëve të ardhshme.

Përkundër spekulimeve për pakënaqësi në degët e integristëve në komunën e Sarajit e të Çairit, formacioni qeverisës I Bashkimit Demokratik për Integrim mbetet ai që ditë më pare mori dritën jeshile të organeve partake. Kreu I Bashkimit Demokratik për Ingerim Ali Ahmeti, në një takim joformal, tha për Televizion Klan Maqedoni se debatet edhe për formacionin qeverisës janë pjesë e asaj që ai e quajti funksionim I demokracisë së brendshme partiake. Së këndejmi në kabinetin e ri qeverisës integristët përfundimisht do të përfaqësohen nga Fatmir Besimi, Bujar Osmani, Artan Grubi, Naser Nuredini, Kreshnik Bekteshi e Jeton Shaqiri.

Ndërkohë, mësohet se Qeveria e re pritet të marrë votëbesimin e shumicës të shtunën kur pritet të caktohet edhe seancë në Kuvend./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK