Sport
Eliminuan Prishtinën me rezultat zyrtar, vjen reagimi i Lincoln

UEFA ka vendosur që Lincoln të kalojë tutje në Ligën e Evropës, pas dështimit për t’u zhvilluar ndeshja ditën e shtunë, kur te FC Prishtina u paraqiten tetë raste me COVID.
Është presidenti i klubit Lincoln që ka folur, duke thënë se e kanë pritur një vendim të tillë.
“Megjithëse ka qenë një fundjavë shqetësuese, ne ishim thellë të sigurt që UEFA do të vendoste në favorin tonë. Ne nuk kemi mundur të shohim se kjo do të ndodhte ndryshe”, ka deklaruar ai, përcjell lajmi.net.
“Na vjen keq që kemi kaluar në raundin tjetër në këtë mënyrë, pasi do të donim ta kishim bërë atë në fushë. Ekipi ishte i përgatitur mirë, dhe lojtarët ishin shumë të motivuar për ta bërë punën”./Lajmi.net/






















