Lajme
Elbasan: Organizoi ceremoni festive, gjobitet me një milionë lekë pronari i lokalit

Pronari i një lokali në Elbasan është gjobitur pasi organizoi ceremoni festive në kundërshtim të aktit normativ për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
”Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme me qëllim monitorimin e zbatimit te masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar se në një lokal po organizohej ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ , duke mos respektuar protokollet e sigurisë”, informon policia.
Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit, shtetasit të Shqipërisë, A.H., masë administrative 1.000.000 lekë.
Policia e Elbasanit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./oranews.tv/





















