Connect with us

Lajme

Ekonomia gjermane, vala e dytë e virusit do të ishte rrënim

Publikuar

me

Për shkak të numrit në rritje të infeksioneve të reja në Gjermani është rritur shqetësimi i ekonomisë gjermane. “Një valë e dytë do të ishte ekonomikisht shumë më e dëmshme, se vala e parë. Kjo sepse shumë sipërmarrje janë në gjendje të vështirë, kanë borxhe të larta dhe gati aspak rezerva”, paralajmëron presidenti i Institutit gjerman për Studimet Ekonomike, DIW, Marcel Fratzscher në gazetën gjermane „Rheinische Post” të shtunën.

Edhe Michael Hüther, drejtor i Institutit të Ekonomisë Gjermane paralajmëron nga vendosja e një “lockdown” të ri të nxituar. Ky nuk mund të justifikohet për shkak të efekteve kolaterale sociale dhe ekonomike.

Presidenti i sipërmarrjeve të mesme gjermane, BVMW, Mario Ohoven apeloi tek politika që ta pengojë madje një mbyllje të re të ekonomisë. „Do të ishte e papërgjegjshme, ta çoje drejt shkatërrimit ekonominë gjermane përmes një „lockdown” të ri”, ka thënë Ohoven për grupin mediati, „Funke Mediengruppe”. „Edhe nëse shpërthimet lokale pjesërisht mund të sjellin rritje të numrit të infeksioneve, nuk duhet që prej kësaj të rezultojë një shutdown i dytë”, ka thënë ai. Pasojat ekonomike të një mase të tillë nuk mund të parashikohen, „kjo kur qeveria gjermane me paketën e ndihmës për Coronën prej 1,2 bilionë eurosh e ka shpenzuar barutin e saj.

.

MË TË LEXUARAT