Lajme
Egjipt, tjetër goditje për Vëllazërinë Myslimane

Autoritetet egjiptiane thanë të premten se Mahmoud Ezzat, lideri aktual i Vëllazërisë Myslimane, u kap gjatë një kontrolli në një apartament në Kajro. Ezzat ishte një deputet me ndikim i ish-drejtuesit të këtij grupi, Mohamed Bedi, dhe konsiderohet një ndjekës i linjës së ashpër në atë organizatë, raporton Reuters.
Pas ar estimit të Bedit në gusht 2013, Ezzat u bë kreu i organizatës, të cilën autoritetet egjiptiane e akuzojnë për promovimin e ekstremizmit dhe aktiviteteve subversive, të cilat ajo i mohon me forcë. Reuters e përshkruan rastin e Ezzat si goditjen e fundit për Vëllazërinë Myslimane.
Ezzat më parë ishte dënuar me vdekje dhe me burg të përjetshëm në mungesë. Sipas ligjit egjiptian, ai do të përballet me rigjykime në rastet pas kapjes të tij. Një foto e publikuar nga Ministria e Brendshme Egjiptiane dhe e realizuar nga Al-Youm al-Sabaa tregoi Ezzat e brishtë. Ministria e brendshme tha se Ezzat dyshohet të mbikëqyrë disa vrasje dhe vrasje të mbetur në tentativë, si dhe bomba.
.





















