Sport
E kryer, Van de Beek është transferi i parë i Man Utd këtë verë

Djajtë e Kuq kanë finalizuar marrëveshjen me mesfushorin e Ajax Amsterdam, Donny Van de Beek.
Mesfushori holandez ka arritur marrëveshje me klubin anglez deri në qershor 2025, raporton Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net.
Kostoja e transferimit pritet të jetë rreth 50 milionë euro, ndërsa holandezi pritet t’i kryejë shumë shpejt formalitet e tjera deri te zyrtarizimi.
Van de Beek ishte shumë i kërkuar nga dy gjigantët e Spanjës, Real Madrid dhe Barcelona, por në fund zgjodhi ‘Old Trafford’ si destinacionin e ardhshëm.
Ky është edhe transferi i parë i Man Utd për këtë verë. /Lajmi.net/






















