Sport
E kryer, Matuidi transferohet në MLS

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se Matuidi ka arritur marrëveshje me ekipin e MLS, Inter Miami – aty ku është pronar David Beckham.
Transferi pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, përcjell lajmi.net.
Mesfushori francez luajti 35 herë këtë edicion në Serie A dhe marrëveshja e tij në ‘Allianz Stadium’ skadon në qershor 2021. /Lajmi.net/






















