Connect with us

Sport

“E gjeta veten pa ekip në moshën 25 vjeçar, i vdekur për futbollin”

Publikuar

Një botë e re u hap për Dani Ramirez, kur Real Madrid nënshkroi me të së bashku me Dani Carvajal.

Ai do të kalonte shtatë vjet tek të rinjtë e Real Madrid, por jeta e mëvonshme në futboll, do të ishte krejt e ndryshme nga ajo e bashkatdhetarit të tij.

Derisa Carvajal po festonte titullin e 13-të të Ligës së Kampionëve me Real Madrid, Ramirez, i mërzitur dhe pa skuadër, duke lënë pas kohën te Valencia B dhe Getafe B, mendoi pensionimin, në moshën 25 vjeçare.

Ishte një ndërmjetësues polak që ia ndryshoi karrierën, duke e afruar në Ligën e Polonisë.

Sot, Dani Ramirez është një sensacion në Ekstraklasa të Polonisë, me 12 gola dhe 10 asistime.

Me skuadrën e Lech Poznan, kanë pasur një sezon të paharruar, duke siguruar një vend që dërgon në Ligën e Evropës./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK