Connect with us

Sport

E çuditshme: Juventus ka ofruar Ronaldon te Barcelona

Publikuar

Epo, një gjë e tillë ka mundur të ndodh, së paku sipas raportimit të Guillem Balague, gazetarit të njohur spanjoll.

Ai bën të ditur se Juventus ka ofruar Cristiano Ronaldon te Barcelona, për të reduktuar pagën e madhe të portugezit, përcjell lajmi.net.

Kampionët e Serie A janë goditur shumë nga kriza e pandemisë COVID-19, dhe po kërkojnë të “heqin qafe” kontratën e madhe të Ronaldo, dhe kështu kanë kontaktuar Barcelonën.

Ronaldo ka qenë golashënuesi më i mirë i Barcelonës në sezonin e fundit me 35 gola në të gjitha garat./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK