Sport
Dybala nuk luan sonte kundër Lyon

Ylli argjentinas i Juventus, Paulo Dybala, duket se nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për ndeshjen kundër Lyon.
Sipas raportimeve të ‘Corriere dello Sport’, edhe nëse ftohet me grupin, lojtari nuk pritet të luajë sonte, transmeton lajmi.net.
Lyon gëzon epërsinë 1:0 nga ndeshja e parë e luajtur në Francë, kurse Juventus synon përmbysjen.
Mungesa e Dybala do të jetë mungesë e madhe për ‘Biankoneri’, në një synim të vështirë si ky kundër Lyon. /Lajmi.net/






















