Connect with us

Sport

Dy futbollistët e Atletico në gjendje stabile pas infektimit me COVID-19, emrat

Publikuar

Menjëherë të gjithë futbollistët dhe stafi i Los Colchoneros iu nënshtruan një testi të dytë, i cili konfirmoi se përveç dy futbollistëve, të gjithë të tjerët nuk janë të infektuar nga koronavirusi dhe mund të udhëtojnë drejt Portugalisë.

Më pas ishte vetë klubi madrilen, që zbuloi se futbollistët e infektuar janë Angel Correa dhe Sime Vrsalkjo, të cilët janë vendosur menjëherë në karantinë në banesat e tyre, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka udhëtuar drejt Lisbonës.

Skuadra e drejtuar nga Diego Pablo Simeone do të zbresë në fushë më 13 gusht, kur do të përballet me gjermanët e Leipzig, në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK