Connect with us

Sport

Drita – Inter Escaldes: Pjesa e parë mbyllet me epërsinë e ‘Intelektualëve’

Publikuar

Drita e nisi shumë mirë ndeshjen kundër Escaldes, duke e dominuar totalisht lojën në 20 minutat e para, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 21’, Xhevdet Shabani realizoi një super gol për të kaluar Dritën në epërsi.

Megjithatë, goli i Shabanit sikur i dha shumë qetësi Dritës, që më pas lëshoi lojën nga kontrolli.

Në minutën e 29’, Emili Garcia shënoi për 1:1, pas një ndërprerje mirë të ekzekutuar nga Escaldes.

Drita arriti të rimerrte kontrollin e ndeshjes, dhe në minutën e 45+3 shënoi për 2:1 me anë të Namanit.

Mbetet të shihet nëse gjilanasit do të arrijnë të mbajnë epërsinë edhe në 45 minutëshin e dytë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK