Connect with us

Sport

Drejtori sportiv dhe trajneri i St.Pauli të lumtur për transferimin e Paqaradës, nuk kursejnë lëvdatat për kosovarin

Publikuar

Kosovari Leart Paqarada ka vendosur të nis një aventurë të re në futbollin gjerman, duke iu bashkuar skuadrës së St.Pauli.

Pas finalizimit të marrëveshjes, tejet të lumtur janë shprehur drejtori sportiv i St.Pauli, Andreas Bornemann, si dhe kryetrajneri Timo Schultz.

“Leart Paqarada është i fortë, teknikisht i mirë, mendje sulmues, me një të majtë të mirë. Ai njihet për harkimet e mira. Jemi të lumtur që Learti zgjodhi të luajë me ne”, ka thënë trajneri Schultz, transmeton lajmi.net.

Kurse, më pak i lumtur nuk ishte Bornemann, i cili sheh shumë eksperiencë te kosovari.

“Me Paqaradën ne kemi një lojtar me shumë eksperiencë, dhe që po kalon në periudhën më të mirë të karrierës së tij. Learti na jep më shumë opsione për krahun e majtë, si dhe mundësi në rotacione”, ka thënë drejtori sportiv.

Kujtojmë se Learti nënshkroi kontratë tri vjeçare me St.Pauli. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK