Connect with us

Lajme

Dollari zbret në nivelin më të ulët në gati tre vjet

Publikuar

Monedha e gjelbër ka shënuar një tjetër rënie në tregun e brendshëm edhe gjatë ditës së sotme, ndryshe nga euro që ka ndalur nënçmimin. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 104.75 lekë, duke rënë me 0.26 lekë në krahasim me një ditë më parë. Ky është niveli më i ulët që nga prilli i vitit 2018, kur monedha e gjelbër qëndroi disa ditët nën 105 lekë. Në tre javët e fundit, dollari është nënçmuar me 5 lekë.

Ekspertët e tregut pohojnë se kjo rënie është e lidhur me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ku dollari ka humbur pikë ndjeshëm në raport me euron.

Një euro u këmbye sot me 1.18 dollarë, nga nga rreth 1.12 dollarë që ishte në fillim të korrikut. Monedha e gjelbër ka rënë në nivelet më të ulëta në dy vjet, teksa investitorët u shqetësuan rreth dëmeve që po shkakton koronavirusi në ekonominë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe po presin qëndrimin më të fundit nga Rezervat Federale lidhur me politikën monetare si dhe kalimin e një pakete fiskale shpëtuese.

Në të kundërt, euro ka njohur rritje të pandalshme që kur liderët europianë arritën një marrëveshje për një borxh të përbashkët me qëllimin financimin e rimëkëmbjes në vendet e goditura më keq nga pandemia.

Në Shqipëri, rënia e dollarit është përforcuar më shumë edhe nga fakti se euro në tregun vendas nuk ka reflektuar rritjen në bursa. Kjo për shkak të efekteve sezonale nga ardhja e emigrantëve, që kanë rritur ofertën për valutë në treg. Ditën e djeshme euro zbriti në nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë në mars, ndërsa sot është rritur lehtë në 123.44 lekë, por gjithsesi mbetet afër nivelit më të ulët që nga marsi.

Teksa euro nuk është rritur, në mënyrë që të reflektohet kursi ndërkombëtar, dollari ka shënuar rënie më të fortë./Burimi: Monitor

.

Shqipëri32 seconds ago

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

Lajme54 minutes ago

Taravari mohon zërat për kalimin e Isen Shabanit në VLEN: Vazhdon të jetë anëtar i kryesisë së ASH-së

Lajme1 hour ago

Rrustemi: Sërish mund të shkojmë në zgjedhje, barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë

Lajme1 hour ago

Isen Shabani kalon në VLEN? Kapet mat në një darkë me kuadro të VLEN-it

Maqedoni3 hours ago

Rasti “Bellanoce-Baron”: Nis ekstradimi, vazhdon gjykimi

Lajme3 hours ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Bota4 hours ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni4 hours ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni4 hours ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni5 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri6 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë6 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

NA NDIQ NË FACEBOOK