Connect with us

Sport

Do të befasoheni me emrin e klubit që i ka bërë ofertë Piques

Publikuar

Gerard Pique mund të largohet nga Barcelona.

Qendërmbrojtësi spekulohet se mund të jetë në mesin e futbollistëve që nuk zënë vend në planet e trajnerit të ri, Ronald Koeman.

“Libero” raporton se ish mbrojtësi i Manchester United ka ofertë për rikthim në Premierligë, transmeton lajmi.net.

Fulham – skuadër e rikthyer në elitën e futbollit anglez – ka paraqitur ofertë për transferimin e Piques, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Pique ende nuk ka vendosur, e ardhmja e tij mbetet për t’u sqaruar. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK