Connect with us

Sport

Di Marzio: Nga lufta tek ëndrra e Ligës së Kampionëve: historia e Murqit, synimit të Lazios

Publikuar

më

Ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, lidhet me kalimin e mundshëm te skuadra e Lazios, e cila tashmë ka siguruar Ligën e Kampionëve.

Eksperti italian i merkatos, Di Marzio, raportonte më herët se skuadra romake ka gati 18 milionë euro për kosovarin.

Së fundmi, Di Marzio ka shkruar një artikull duke treguar historinë e Vedat Muriqit, për ta njoftuar lojtarin me audiencën italiane.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell një pjesë  nga shkrimi i Gianluca Di Marzio për Muriqin.

“Nga lufta e Kosovës, në Ligën e Kampionëve. Vedat Muriqi, që nga fëmijëria, ka parë të gjitha ngjyrat. Dhe, kur vjen puna për të zbritur në fushë, për dikë si ai mund të jetë vetëm kënaqësi. Pavarësisht rezultatit, pavarësisht gjithçkaje prapa.
Si 26 vjeçar, ai shënoi 15 gola në Superligën e Turqisë, në sezonin e parë me Fenerbahce: mjaftueshëm për të përfunduar në regjistrat e Igli Tare (drejtori sportiv i Lazio). Pas gjigantit të kombëtares së Kosovës, nuk është vetëm Lazio. Në fakt, edhe disa skuadra të Premierligës kanë vënë atë në shënjestër për merkaton e verës.
NGA LUFTA NË FUTBOLL:
Nga Kosova në Shqipëri, për t’iu shmangur luftës kur ai ishte i vogël, Vedati u kthye në shtëpi për të ndjekur ëndrrën e tij që të bëhet futbollist. Si 6 vjeçar ai duhej të mendonte si të fshihej nga ushtarët serb, të njëjtit që vranë shumë njerëz në vendin e tij. Ai më pas mori dritën e gjelbër për të shkuar në Shqipëri dhe të gjente strehim me familjen. Në verën e vitit 2005 Muriqi kthehej në Kosovë për të luajtur me KF Liria. Nga aty shihet fillimi i një kapitulli të lumtur për jetën e tij.

Nga Kosova në Itali, sigurisht, nuk është një hap i vogël: Pas eksperiencës në skuadrën e Lirisë, Vedati u kthye në Shqipëri, ku bëri debutimin me fanellën e Teutës. Në moshën 20 vjeçare ishte te Giresunspor, pastaj u ngritja vazhdoi deri sa verën e kaluar erdhi thirrja nga Fenerbahce, thirrje që në jetë mund të kalohet një herë. Dhe Muriqi e shfrytëzoi. Muaj më vonë, edhe klubet më të forta të Evropës e vunë re atë. Përkthimi është bërë nga italisht në anglisht, pastaj në shqip.

Muriqi, përveç Lazios, kërkohet me ngulm edhe nga skuadra e WBA. Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit kosovar. /Lajmi.net/

 

Lajme18 minutes ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni2 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri2 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme3 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni4 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri5 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme6 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni7 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri7 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë7 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme8 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni9 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

NA NDIQ NË FACEBOOK