Connect with us

Kosovë

Dhuna në familje bëhet epidemi: Për 24 orë, 6 gra të dhunuara nga 6 burra, njëri në arrati

Publikuar

më

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 6 raste të dhunës familjare në disa komuna të ndryshem të Kosovës – në një epidemi që po kalon heshturazi në vend.

Sipas asaj që bën të ditur Policia e Kosovës, dy persona – në dy raste të ndryshme – kishin ushtruar dhunë fizike ndaj grave të tyre dhe ishin dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast është raportuar në komunën e Obiliqit – ku sërish viktimë është një grua ndërsa i dyshuar për dhunë një burrë.

Ndërkohë një Gjilan një tjetër burrë ka ofenduar dhe kanosur një grua dhe një burrë tjetër – por edhe e ka sulmuar fizikisht të parën.

Në po të njëjtin qytet, një tjetër burrë në një rast tjetër ka ushtruar dhunë ndaj viktimës grua.

Po ashtu, edhe në Gjakovë një burrë tjetër është dyshuar se e ka shqetësuar në telefon një grua dhe në rrjete sociale ka pasur llogari me emër të ankuesesh. I dyshuari aktualisht ndodhet në arrati. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK