Connect with us

Kosovë

Dërgohet për kontrollë mjekësore vogëlushi nga Tërpeza e Malishevës

Publikuar

Tian Krasniqi, vogëlushi 2-vjeçar nga Tërpeza e Malishevës, që u raportua i humbur është gjetur nga ekipet e kërkimit.

Këtë e bëri të ditur më herët ish-ushtari i UÇK-së që ishte i përfshirë në operacionin e gjetjes së Tianit, Ridvan Tahiri.

E nga komuna e Malishevës, kanë bërë të ditur se vogëlushi është dërguar për kontrollë mjekësore në këtë komunë.

“Gjendet 2 vjeçari I humbur dje. Aktualisht është duke u dërguar për kontrollë mjekësore në Malishevë”, thuhet në njoftimin e komunës.

NA NDIQ NË FACEBOOK