Connect with us

Sport

Depay, dëshira e madhe e trajnerit të Barcelonës

Publikuar

Trajneri i Barcelonës kërkon me insistim Memphis Depay, i cili e ka nisur me këmbën e mbarë kampionatin me fanellën e Lyon, ku në sfidën ndaj Dijon shënoi tre herë.

Numri një i katalanasve e simpatizon shumë 26-vjeçarin dhe për këtë i ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë maksimumin për të arritur te futbollisti që shikohet si pasuesi i denjë i Suarez.

Për të arritur te kartoni i Depay, Barcelona është gati të ofrojë 40 milionë euro, shumë kjo që vështirë se do të bindë presidentin e francezëve Jean-Michel Aulas të lërë të lirë lojtarin. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK