Connect with us

Kosovë

Delegacioni kosovar niset pa unitet për në Uashington

Publikuar

Në zyre të tyre, erdhi një letër nga shefi i qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje u ftua nga kryeministri Avdullah Hoti, që të dërgoi një përfaqësues në delegacionin që udhëton për në Washington.

Mirëpo partia që qeverisi me vendin për 4 muaj, po i sheh si të kota këto thirrje për unitet.

Edhe lideri i partisë tjetër opozitare, Kadri Veseli, u ftua nga shefi i ekzekutivit, por edhe ai e refuzoi një gjë të tillë.

Mirëpo kjo thirrje për unitet po cilësohet si e vonuar, nga eksperti i të drejtës ndërkombëtare, Drilon Gashi.

Gashi thotë se Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet që të mungoj në takimin e Uashingtonit.

Në këtë takim mes Kosovës dhe Serbisë, është paralajmëruar se do të diskutohet për çështje ekonomike.

NA NDIQ NË FACEBOOK