Sport
Deklarata e Stankovic para ndeshjes Tirana – Crvena Zvezda

Të martën, me fillim nga ora 20:00, në ‘Air Albania Stadium’ zhvillohet ndeshja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës.
“Ne kemi një ekip që adaptohet shpejt. Duhet të kemi durim dhe të kërkojmë fitoren. Unë kam ardhur të luaj futboll dhe asgjë tjetër, gjërat nuk më interesojnë”, ka deklaruar Stankovic, përcjell lajmi.net.
“Është fakt që do të luajmë me Tiranën, nuk kam hapësira që të zgjedh. Mendoj që di mjaftueshëm për Tiranën. Është ekip i ri i organizuar. Kundërshtar i denjë shumë i mirë.
Trajneri serb, që në të kaluarën ka veshur fanellën e Interit, ka folur për tifozët e kësaj skuadre në Shqipëri.
“Me aq mundësi sa pata që dola nëpër rrugët e Tiranës, mora vesh që kishte shumë tifozë të Interit që donin të më flisnin dhe të bënin foto”./Lajmi.net/





















