Connect with us

Sport

Deco thotë se Trincao ka gjithçka për të pasur sukses te Barcelona

Publikuar

Trincao është transferuar nga Braga te skuadra e Barcelonës, por akoma nuk ka paraqitje me katalanët, as nuk është stërvitur me ta.

Lojtari po kompleton dokumentacionet e fundit para se të ketë të drejtë të stërvitet me Barcën.

Derisa ai po bën punët e tij, disa komente për të ka dhënë ish mesfushori i Portugalisë dhe Barcelonës, Anderson Deco.

“Ai ka shumë kualitet dhe të ardhme të ndritur. Ai është lojtar klasik i majtë, i cili niset nga krahu dhe shkon drejt qendrës. Ai gjuan lehtë kur vjen në qendër. Është i mirë në lojën 1 kundër1  dhe mund të konkretizojë. Personalisht, ai është futbollist që më pëlqen shumë”, ka thënë Deco, transmeton lajmi.net.

“Te Barca, lojtarët që vijnë nga jashtë duhet të tregohen menjëherë, gjë që nuk është e lehtë për një lojtar të ri si ai (Trincao). Nëse ka minuta, ai mund të ketë sukses”, ka shtuar portugezi.

Mbetet të shihet se si Trincao do të paraqitet me fanellën e Barcelonës. Kujtojmë se katalanët kanë paguar 31 milionë euro për të. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK