Lajme
COVID-19: Humb jetën 28 vjeçari nga Shkodra

Një 28 vjeçar nga Shkodra ka humbur jetën si pasojë e virusit COVID-19.
Lajmin e kanë bërë të ditur kolegët e tij të OSHEE, të cilët kanë shprehur ngushëllimet.
“Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve
U prehtë në paqe
”, mesazhi i kolegëve, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.


















