Sport
Conte dhe Ausilio largohen nga Inter?

Conte është i vendosur të zhvillojë bisedime me presidentin Steven Zhang, drejtorin Beppe Marotta dhe Ausilion të martën, pasi ka deklaraur vazhdimisht se dëshiron ndryshime të mëdha nëse ai do të mbetet trajneri i tyre.
Pas humbjes 3:2 nga Sevilla në finale të Ligës së Evropës, Conte ka lënë dyshime rreth të ardhmes së tij tek Inter.
Sipas Sky Sport Italia, Ausilio po konsideron të ardhmen e tij, dhe po mendon seriozisht mundësinë e kalimit te Roma, në projektin e Dan Friedkin.
Largimi i tij, pritet t’i jap edhe më shumë fuqi Beppe Marottas, që do të kishte kontroll më të madh në rolin e negociatave./Lajmi.net/






















