Connect with us

Kosovë

Çka po ndodh me Haki Abazin në VV? Ish zv.kryeministri nuk pëlqehet nga zyrtarët e partisë së Kurtit

Publikuar

Haki Abazi ishte njeriu i dytë më i pushtetshëm në Qeverinë Kurti nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje. Por, edhe pas rrëzimit të kësaj qeverie, Abazi ishte një ndër njerëzit më të zëshëm të kësaj partie që nuk përtonte të konfrontohej në mënyrë mjaft pasionante me kundërshtarët e tij politikë. Por, një gjë mjaft shqetësuese duket se po i ndodh atij: I mungojnë pëlqimet nga zyrtarët e lartë të VV-së në Facebook.

Në postimet e tij të fundit, Abazi ka qenë në vijë me qëndrimet e partisë që i takon – e megjithatë, është shpërfillur nga zyrtarët, deputetët dhe aktivistët e famshëm të Vetëvendosjes.

Megjithëse vazhdimisht anëtarët e lartë të Vetëvendosjes pëlqejnë statuset e njëri-tjetrit, kjo duket se nuk po ndodh edhe me Abazin – i cili nuk po pëlqehet prej tyre.

Së fundi, Abazi ka sulmuar ashpër administratën Trump duke i dhënë mbështetje të plotë kandidatit demokrat për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, z.Joe Biden, shkruan Periskopi.

Por, politikani i ri kosovar duket se përkundër statuseve të shpeshta e të ashpra nuk po ua mbush syrin bashkëpartiakëve të tij.

Kujtojmë që Abazi në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit madje kishte pasur edhe fërkime fizike me Dardan Molliqajn e PSD-së në korridorin e një studioje të improvizuar televizive.

Së fundi z.Abazi ka qenë i përfolur në publik edhe për një proces gjyqësor në të cilin ekziston një akuzë për keqpërdorim fondesh të OJQ-së./Periskopi  

NA NDIQ NË FACEBOOK