Connect with us

Sport

Challandes mezi pret rikthimin e Zenelit

Publikuar

“Zeneli është një futbollist cilësor, mezi pres që ta kem sërish atë në skuadër. E kam parë atë në ndeshjen e sotme të Reimsit dhe mund të them se është një futbollist i shkëlqyer”, tha Challandes.

Challandes ka thënë që nuk dihet ende nëse Milot Rashica do të vijë për ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Greqisë apo jo.

“Për mua ka qenë e lehtë ta vazhdoj bashkëpunimin duke parë kushtet dhe rezultatet. E mbaj mend mirë që kam ardhur këtu me një ëndërr të madhe. Nuk e shoh veten në Evropian pa Kosovën”, deklaroi Challandes në “Sport’s Show”.

“Vedati është i lënduar, kjo është e çartë. Ndërsa, për Rashicën nuk është e sigurtë. Nuk është tani koha të flasim kush vjen dhe kush nuk vjen. Jemi në një fazë procesi”, shtoi ai.

Më tej, Challandes ka folur edhe për Hekuran Kryeziun dhe Benjamin Kolollin të cilët luajnë në Zvicër dhe që duhet të karantinohen pas rikthimit në shtetin helvetik nëse vijnë te Kosova.

“E dimë situatën në Zvicër, një njeri që del nga Zvicra, pas rikthimit duhet të karantinohet, dhe për këtë duhet të jemi të kujdesshëm”, u shpreh Challandes.

“Nuk është gjë e mirë për futbollistin, pasi mund të dalin nga forma dhe mund të pësojnë ndonjë lëndim”, shtoi ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK