Connect with us

Religjion

Çfarë është më mirë në Islam, të jesh i pasur apo i varfër?!

Publikuar

më

Do t’ju bindin se varfëria është e mirë, se nuk është e metë… Do t’ju
thonë se All-llahu i do të varfrit, se Pejgamberi a.s. ishte i varfër, se
modestia është një thesar që nuk shuhet, se asketizmi është vlerë, ndërsa
lakmia është ves… Do t’ju thonë se fjala e mirë është pasuria e të varfrit,
se të pasurit janë gjakpirës…

Në të vërtetë, ky është një lloj opiumi shumë i bukur që do t’ju bëjë ta
shijoni varfërinë dhe skamjen dhe të jeni të kënaqur me dobësinë dhe paaftësinë
tuaj.

Nuk do
t’ju flasin për Othmanin dhe luftën e Tebukut, as për Talhanë dhe bamirësinë e
tij, as për Zubejrin dhe pasuritë e tij të patundshme… Nuk do t’ju flasin për
Abdurahman ibn Aufin dhe tregtinë e tij, e as për Ibn Vekasin dhe sadakatë e
tij…

Gati se
askush nuk do t’ju tregojë se udhëheqësi ynë Muhammedi a.s. e luste Zotin ta
ruaj nga mosbesimi dhe varfëria, as nuk do t’u flasin se dora e sipërme është më
e mirë se dora e poshtme, as nuk do t’u tregojnë se besimtari i fortë është më
i mirë se besimtari i dobët…

Do t’u thonë se nuk është ndonjë gjë e keqe të
jesh i varfër, i dobët dhe lypës, sepse atëherë nuk do të pyesësh, nuk do të
kalosh në fazën tjetër kur do të kërkosh më shumë se një kafshatë goje. Dhe nuk
do të  mundësh të kërkosh përgjegjësi për
zullumin, për gjunjëzimin për shtypjen, sepse ti atëherë, bëhesh rebel, avangardë,
ai që tejkalon “kufijtë” e tij. Atëherë do të fillosh të mendosh, të
planifikosh, të veprosh dhe ndoshta, nëse do Zoti, do të fitosh!

Shkruan: Muhamed El-Gazali

Përktheu: Arsim Dauti

(Islampress)

Kosovë21 minutes ago

A e ka gjetë PDK kryetarin dhe a mund të bëhet dikush që nuk ishte pjesë e UÇK-së – çfarë thotë Rrahman Rama

Lajme39 minutes ago

Liridona Vejseli i reagon Blerim Bexhetit: Kur ishte ministër, katër shqiptarë u dënuan për një grafit

Maqedoni46 minutes ago

Zjarr në garazhin e “KAM Mall” në Shkup, evakuohen vizitorët pas përhapjes së tymit

Shqipëri52 minutes ago

Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

Lajme1 hour ago

Saranda Imeri Stafai ironizon BDI-në: “Atyre që marrin rrogë në BDI, a u takon edhe K15?”

Kosovë1 hour ago

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina Shiroka-Pulës nuk ishte pjesë e diskutimit, deri kur e përmendi Kurti

Shqipëri3 hours ago

“Evropa është zgjuar”- Shqipëria ble raketa nga SHBA-të, gjenerali Prenga: Bashkëpunim me partnerët për rritjen e kapaciteteve!

Kosovë4 hours ago

“Jo, nuk është fotografi e pasluftës”, Hykmete Bajrami ndan pamje nga Fakulteti Ekonomik pa rrymë

Lajme4 hours ago

Diplomacia e Edmond Ademit në Spanjë, nga forcimi i marrëdhënieve dypalëshe deri te promovimi i perspektivës evropiane

Lajme5 hours ago

Nga banka e të akuzuarve në krye të vendit: Teuta Arifi shfaqet në eventin e BDI-së

Maqedoni5 hours ago

Tragjedi në Kroaci: Humb jetën 33-vjeçari nga Maqedonia gjatë punës në hekurudhë

Lajme6 hours ago

Ministria që udhëhiqet nga Fitore Pacolli obligon Komunën e Skenderajt ta pastrojë lumin Klina

NA NDIQ NË FACEBOOK