Sport
Çerekfinalja e Ligës së Kampionëve, Neymar fiton më shumë se i gjithë ekipi i Atalanta

Të dy ekipet do luajnë ndeshjen çerekfinale në Lisbonë të mërkurën në mbrëmje.
Paris Saint-Germain udhëtoi tashmë në Portugali për t’u vendosur në bazën e tyre dje, ndërsa La Dea do të largohet nga Bergamo të hënën.
La Gazzetta dello Sport hodhi një vështrim në financat e këtyre klubeve dhe gjeti një statistikë mjaft të jashtëzakonshme, përcjell lajmi.net.
Kur analizon faturat e pagave, vetëm Neymar fiton më shumë se sa i gjithë ekipi i Atalanta.
Raportohet se braziliani ka një pagë në vlerë 36 milionë euro në vit, ndërsa lojtarët më të paguar në skuadrën e Atalanta janë Papu Gomez, Josip Ilicic dhe Duvan Zapata me 1.2 milion euro në vit plus bonuse. /Lajmi.net/






















