Kosovë
Cakolli godet AAK-në: Ndoshta do të kërkojnë ta zgjedhim një President me kontratë mbi vepër

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Bujar Cakolli, thotë se puna e presidentit ‘nuk është aq hajgare sic po e mendojnë partitë e pushtetit aktual’
Ai shkruan:
Kjo puna e Presidentit nuk është edhe aq hajgare sa po e mendojnë partitë e pushtetit aktual. Poashtu, nuk është pozitë për të plotësuar egot personale të asnjë individi, por në radhë të parë duhet të reflektoj unitet dhe fuqi politike.
Mirëpo, si është ka shkon puna, mos u çuditni nëse partitë do të kërkojnë që kjo pozitë të plotësohet me konkurs brendapartiak e pse jo ta zgjedhim një President me kontratë mbi vepër!

















